Prishtinë, 12 – 17 shtator
Edicioni i 15të
Festivali PriFilm prezanton prodhime të rëndësishme ndërkombëtare të kinemasë, jo vetëm brenda Ballkanit, por edhe më gjërë, duke sjellë në qendër të vëmendjes industrinë e filmit kosovar. Që nga themelimi i tij, menjëherë pas pavarësisë së Kosovës, festivali i është përkushtuar promovimit të imazhit artistik dhe kulturor të vendit. Në çdo edicion, ai paraqet koleksione të veçanta filmash që trajtojnë tema të të drejtave të njeriut, tolerancës dhe përfshirjes së komuniteteve të margjinalizuara. PriFilm Festival qëndron si festivali i vetëm në Ballkan që kuron një grup specifik filmash me temë LGBTQ.
Merr më shumë informata këtu