Rahovec, 1-3 shtator
Edicioni i 21të
Që nga themelimi i festivalit ne 2001, “Hardh Fest” është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Rahovecit dhe ka për qëllim promovimin e vlerave të rajoneve vreshtare të Kosovës dhe prodhimeve të tyre. Slogani i këtij viti është: “PREK n’RRUSH, SHIJO n’VEN”. Koncepti i sloganit të sivjetshëm qëndron në thirrjen e festivalit për turisitët vendor dhe ndërkombëtarë që të vijnë dhe të prekin historinë mijëvjeçare të hardhisë në Rahovec; të prekin vet hardhinë e kultivuar nga vreshtarët.
Merr më shumë informata këtu ose në faqen tonë të Facebook-ut. Për më shumë mund të na kontaktoni ne email adresën tonë [email protected].