Galeria 17 gjendet në një prej lagjeve më të vjetër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Më saktësisht në mesin e pikave kryesore historike e kulturore të kryeqytetit, si Muzeu i Kosovës dhe Muzeu Etnologjik, Hamami i Prishtinës, Xhamia e Madhe, Sahat Kulla etj. të cilat paraqesin trashëgimi me vlerë të veçantë historike për qytetin dhe qytetarët/et e saj.
Duke pasur fokus të veçantë në çështjet sociale, artistët/et dhe kuratorët/et ftohen të eksperimentojnë me konceptet, idetë dhe hapësirën. Të sjellin ekspozita të guximshme që krijojnë dialog dhe nxisin debate publike, duke kontribuar vazhdueshëm në dokumentimin dhe krijimin e referencave të munguara përgjatë një procesi që arkivon dhe edukon.
Galeria 17 hapë katër ekspozita në vit, në kuadër të katër temave që trajton: Skanimi i Rajonit, Techne, Arkivimi i Tranzicionit dhe Ekologjia Queer.
E qasshme nga e hëna deri të shtunën, nga ora 10:00 deri në 17:00, me hyrje falas, Galeria 17 ju mundëson të rezervoni një vizitë të udhëhequr ose thjesht të vizitoni ekspozitën aktuale. Qoftë një person apo një grup miqsh, kolegësh, klasë, familje, ju keni mundësinë të përjetoni çdo ekspozitë nga afër me tour nga stafi ynë ose artistët/kuratorët e ftuar.
Shënim: Galeria 17 është e përshtatshme dhe e qasshme për karroca
Për më shumë kliko këtu Galeria 17