Sheshi i qytetit, 31 korrik & 1 gusht
Komuna e Suharekës, me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon koncertin tradicional dy-ditor, kushtuar diasporës “DiaFest” me 31 korrik & 1 gusht.
Sheshi i qytetit do të jetë nikoqir i të gjithë bashkatdhetarëve që për dy netë radhazi mund të shikojnë nga afër përformanca live të muzikës qytetare dhe popullore nga artistë të mirënjohur shqiptarë.