Kategoria: Kampi Veror, Mosha 12-15 vjeç
Kampi i fundit për këtë verë ju dedikohet adoleshentëve! 🌞
Kampi i Adoleshentëve është kampi veror i menduar posaçërisht për adoleshentët e moshës 12-15 vjeç, që duan të sfidojnë veten, të mësojnë gjëra të reja dhe të kalojnë një verë të paharrueshme.
Gjatë pesë ditëve të kampit, adoleshentët do të përfshihen në aktivitete që ndërthurin argëtimin dhe zhvillimin personal.
Ky kamp nxit vetëbesimin, kreativitetin, punën në ekip dhe mendimin kritik.
Grupmoshat e kampit: 12-15 vjeç
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga Kampi Veror?
• Hiking dhe eksplorim në natyrën përreth.
• Argëtim pa fund me bashkëmoshatarë nga Kosova dhe Diaspora.
• Art dhe krijimtari nën qiell të hapur.
• Hyrje në botën e arkitekturës përmes aktiviteteve praktike.
• Eksplorim i Inteligjencës Artificiale.
• DIY.
Çka përfshihet në kamp?
• Një shujtë ditore.
• Ujë & lëngje të freskëta.
• Fruta të stinës.
• Materialet për aktivitetet dhe DIY.
• Vizita nga profesionistë të fushave të ndryshme.
• Mentorim nga stafi profesional i BONEVET Kaçanik.
Linku për regjistrim për pjesëmarrje/website: këtu.