Mërgata është diplomati më i mirë i Kosovës dhe aseti më i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Ajo sjell me vete ide të reja dhe dobi financiare që ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Por, mbi të gjitha këta bashkatdhetarë sjellin edhe remitanca shoqërore në formë të normave dhe kulturës të punës, pikëpamjeve dhe diturive të reja, përvojës shumëvjeçare në ambiente përparimtare, vlerave të hapura shoqërore, përafrimeve me përkatësi të tjera dhe mbi të gjitha një mendje të hapur.
MPJD në bashkëpunim dhe koordinim me MKRS dhe MASHTI, si dhe me disa nga komunat e Republikës së Kosovës, organizon Karvanin e Diasporës, që do të mbahet nga data 27 korrik 2022 deri më 9 gusht 2022. Karvani do të shoqërohet edhe nga aktivitete kulturo-artistike.
Karvani (autobusi) do të lëvizë nëpër qendrat kryesore të Kosovës, duke filluar nga Gjilani dhe duke përfunduar në Prishtinë. Jashtë autobusit do të jenë tri stande, për të bashkëbiseduar me të gjithë qytetarët që janë të interesuar të dijnë më shumë për punën dhe iniciativat tona në ndërlidhje me diasporën dhe Kosovën. Në secilën qendër ku ndalet autobusi, do të organizohen ngjarje kulturore dhe artistike.
27 korrik
28 korrik
29 korrik
30 korrik
31 korrik
1 gusht
2 gusht 2022
2 gusht 2022
3 gusht 2022
4 gusht 2022
5 gusht 2022
6 gusht 2022
7 gusht 2022
8 gusht 2022
9 gusht 2022