Shijo
KOSOVËN

Çfarë është

SHIJO
KOSOVËN?

“Shijo Kosovën” është platformë e dedikuar për të lidhur diasporën me të mirat e shtëpisë së tyre – Kosovës.

KONSULTIMET PUBLIKE

Mos e humbni këtë mundësi për të dhënë kontributin tuaj që të garantohen të drejtat tuaja!

Çfarë është

eDiaspora

Kosova ka nisur procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 31 gusht 2024, si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.

Play Video

Çfarë është shijo kosovën?

Mirësevini në “Shijo Kosovën”, bashkudhëtarin e pushimeve tuaja në vendin tonë të dashur.

“Shijo Kosovën” është platformë e dedikuar për të lidhur diasporën me të mirat e shtëpisë së tyre – Kosovës. Përtej udhëzimeve dhe informatave, ne kemi për qëllim të sjellim më afër frymën dhe ndjenjat e Kosovës gjatë aktiviteteve dhe ngjarjeve që organizojmë së bashku.

“Shijo Kosovën” përmban të gjitha informatat për ekskursionet kulturore dhe natyrore, kampet verore dhe dimërore për të rinjtë, bashkëbisedimet dhe takimet në institucione qendrore dhe lokale si dhe organizimin e festivaleve të ndryshme në të gjithë Kosovën.

Ndiqni ngjarjet më të rëndësishme duke kontrolluar programin dhe oraret për të planifikuar vizitën dhe eksplorimin tuaj në Kosovë.

Konsultime Publike

Gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë, ju do të keni rastin të diskutoni drejtpërdrejt me përfaqësues të MPJD-së dhe institucioneve tjera për Ligjin për Diasporën dhe Mërgatën si dhe për tema të tjera me interes për diasporën. Këto konsultime publike janë të organizuara në kuadër të platformës “Shijo Kosovën”. 

Mos e humbni këtë mundësi për të dhënë kontributin tuaj që të garantohen të drejtat tuaja!


Strategjia e Diasporës

Strategjia e Diasporës

Strategjia e Diasporës

NA TREGONI MENDIMET DHE PËRVOJAT TUAJA

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike