Shijo
KOSOVËN

Kaçanik (21 – 25 Korrik) – Wild & Free

Kategoria: Kampi VerorMosha 5-7 vjeçMosha 8-11 vjeç

A jeni gati për pesë ditë të mbushura me aventurë, eksplorim dhe argëtim në natyrë?

Camp Wild & Free është kampi veror që fëmijët nuk do ta harrojnë kurrë! Nga data 21 deri më 25 Korrik, fëmijët lënë pas klasat dhe teknologjinë për t’u zhytur në mrekullitë e natyrës.
Ky kamp është një udhëtim ku fëmijët bëhen zbulues të natyrës, artistë krijues, shkencëtarë të vegjël dhe kujdestarë të mjedisit.

Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). Secila javë e Kampit Veror përfshinë pjesëmarrjen në aktivitete nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 (Pako 1) ose nga ora 09:00 deri në orën 16:00 (Pako 2). Përveç mentorimit nga ekipi me eksperiencë i Edukimit, në çmim përfshihet ushqimi, pijet, frutat dhe aktivitete/vizita që zhvillohen jashtë hapësirave të BONEVET.

Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). 

Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga Kampi Veror?

• Aftësi të punës praktike përmes lojës, teknologjisë dhe artit.

• Shoqërim me bashkëmoshatarë nga Kosova dhe Diaspora.

• Zhvillim emocional dhe ndërtim të karakterit.

• Argëtim kualitativ dhe kujdes profesional.

Çfarë përfshihet në Pakon 1 (09:00-14:00)?

• Një shujtë ditore.

• Ujë & lëngje.

• Fruta të freskëta.

• Vizitat nga mysafirë dhe ekspertë.

• Vizitat jashtë hapësirës së BONEVET.

• Materialet shkollore.

• Mentorimin profesional nga stafi i BONEVET Kaçanik.

Çfarë përfshihet në Pakon 2 (09:00-16:00)?

• Të gjitha pikat e Pakos 1.

• Qëndrim ditor dhe aktivitete shtesë nga ora 14:00 – 16:00.

Eventet e tjera në të njejtën kategori:

Komuna-e-Ferizajit
b_page-0001
b_page-0002
b_page-0001
b_page-0004
372b0382-0c17-4e28-b030-e0f4f1cb13ca
Flag_of_Gjilan_Municipality
posteri i promovimit
Gjakove-2024-Kampi-Talent-Show
image002
Screenshot (228)
Kulla_e_Vjetër,_Vushtrri_-_2
Shkolla Verore e Voleyboll-it RCH
265712964_3111414499073046_6793316654754126838_n
Rahoveclogo-2
Stema_e_Komunës_Skënderaj
Screenshot (232)
376798519_685029990324901_5408125702071712932_n

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike