Kategoria: Kampi Veror, Mosha 5-7 vjeç, Mosha 8-11 vjeç
Kampi “Go, Go Champs” simbolizon zhurmën e këndshme që vjen nga kampionët që guxojnë të jenë vetvetja. Pesë ditë plot lëvizje, lojëra dhe bashkëpunim.
Nga gara zbavitëse deri te lojërat e skuadrës, për pesë ditë me radhë, kampistët do të përfshihen në aktivitete që zhvillojnë koordinimin, bashkëpunimin, rezistencën dhe shpirtin e lojës ata do të zbulojnë lojën e sportit si asnjëherë më parë.
Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). Secila javë e Kampit Veror përfshinë pjesëmarrjen në aktivitete nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 (Pako 1) ose nga ora 09:00 deri në orën 16:00 (Pako 2). Përveç mentorimit nga ekipi me eksperiencë i Edukimit, në çmim përfshihet ushqimi, pijet, frutat dhe aktivitete/vizita që zhvillohen jashtë hapësirave të BONEVET.
Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës).
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga Kampi Veror?
• Aftësi të punës praktike përmes lojës, teknologjisë dhe artit.
• Shoqërim me bashkëmoshatarë nga Kosova dhe Diaspora.
• Zhvillim emocional dhe ndërtim të karakterit.
• Argëtim kualitativ dhe kujdes profesional.
Çfarë përfshihet në Pakon 1 (09:00-14:00)?
• Një shujtë ditore.
• Ujë & lëngje.
• Fruta të freskëta.
• Vizitat nga mysafirë dhe ekspertë.
• Vizitat jashtë hapësirës së BONEVET.
• Materialet shkollore.
• Mentorimin profesional nga stafi i BONEVET Kaçanik.
Çfarë përfshihet në Pakon 2 (09:00-16:00)?
• Të gjitha pikat e Pakos 1.
• Qëndrim ditor dhe aktivitete shtesë nga ora 14:00 – 16:00.
Linku për regjistrim/pjesmarrje: këtu.