Shijo
KOSOVËN

Shijo Kosovën

Programi kombëtar “Shijo Kosovën” filloi në vitin 2022 si nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe synon të fuqizojë lidhjen e bashkatdhetarëve me vendin e tyre, Kosovën, në bashkërendim me programin qeveritar për angazhimin e diasporës.

VIZIONI & MISIONI

Vizioni ynë është të krijojmë një lidhje më të fuqishme mes diasporës dhe Kosovës, duke u ofruar atyre mundësinë për të eksploruar dhe përjetuar trashëgiminë e pasur kulturore dhe natyrore të Kosovës. 

Misioni ynë është të ofrojmë një platformë të besueshme dhe të dobishme që të ndihmojë diasporën të planifikojë dhe të shijojë vizitat e saj në Kosovë.

EKIPI DHE BASHKËPUNËTORËT

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë të cilët punojnë me përkushtim për të realizuar objektivat tona. Ne gjithashtu bashkëpunojmë ngushtë me institucionet tjera qendrore dhe lokale si dhe OJQ-të e ndryshme për tu siguruar që aktivitetet dhe programet tona të jenë sa më të suksesshme.

image0
362253517_677018867802430_2636526580034596917_n
Komunat-58
Anibar, Shijo Kosovën

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike