Shijo
KOSOVËN

Trainkos për Diasporën

TrainKos, kompania kryesore e transportit hekurudhor në Kosovë, ka një histori të pasur dhe një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe transportin ndërmjet qyteteve të Kosovës dhe më tej. Me përfshirjen e TrainKos në platformën tonë “Shijo Kosovën”, ne jemi të kënaqur që të ofrojmë përvojën unike të udhëtimit me tren në Kosovë për diasporën tonë.

Edhe pse aktiviteti final me TrainKos ende është në fazën e planifikimit, ne synojmë të ofrojmë një udhëtim të veçantë me tren nga Prishtina në Pejë dhe përsëri në Prishtinë. Kjo do të jetë një mundësi për të përjetuar bukurinë e peizazheve të Kosovës si dhe për të përjetuar historinë dhe kulturën e vendit tonë në një mënyrë të re dhe emocionuese e për shumë kë edhe nostalgjike.

Për më shumë informata, klikoni në linkun: https://www.trainkos.com/sherbimet/transporti-i-udhetareve/orari-i-trenave/

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike