Kalaja e Vushtrrisë, 30 Korrik
Ky aktivitet përfshin organizimin e një ekspozite të punimeve artistike të krijuara gjatë sesioneve të pikturimit, e ndjekur nga një vizitë në kalanë e qytetit me të rinjtë pjesëmarrës. Të rinjtë do të kenë mundësinë të vizitojnë kalanë e qytetit, ku do të mësojnë për historinë dhe rëndësinë e saj kulturore. Ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin për trashëgiminë kulturore, të promovojë pjesëmarrjen aktive të të rinjve në ruajtjen e historisë lokale dhe të nxisë një ndjenjë krenarie dhe përkatësie.
Linku për regjistrim për pjesëmarrje/website: këtu.