Salla Sportive “Mizahir Isma” Rahovec, 14 Shtator
“Kokrrat e Rrushit Këndojnë” është festivali më i ri në qytetin e Rahovecit, njihet si ndër aktivitet e para për fëmijet e qytetit të Rahovecit poashtu dhe talentët nga treva të ndryshme shqipëtare ku i jipet mundësia të njihen me performuesit mysafirë. Festivali ofron mbështetje talentëve të rinjë sidomos në pjesën e këndimit, poashtu festivali promovon performanca të solistëve nga treva të ndryshme shqipëtare.
Ky festival ka për qëllim njohjen e qytetarëve të tjerë me qytetin e rrushit në kohën e vjeljes së tij gjatë
muajit shtator dhe tetor, qëllimi është që fëmijet të njoftohen me pamjet e bukura natyrore të Rahovecit duke bere një shëtitje ditore të shkurtë deri tek performanca e tyre në skenë.
Poashtu festivali jep mundësi edhe integrimit dhe bashkëpunimit të artistëve tanë në skenën ndërkombëtare përmes bashkëpunimit profesional dhe kulturor.
FB: Kokrrat e rrushit FEST
Kontakti: [email protected]