Jalë, Shqipëri, Gusht 2024
ACCESS është përgjegjës për përzgjedhjen e 15 të rinjve nga diaspora e Kosovës, kurse BYA është përgjegjëse për lansimin e thirrjes dhe përzgjedhjen e 25 të rinjve nga diaspora e Shqipërisë për të qenë përfitues direkt të këtij projekti. Gjithashtu do të përgatiten të gjitha materialet e kampit dhe materialet promovuese dhe aranzhohen vendet kulturo-historike për vizita studimore kulturore.
Hyrje në diplomacionë kulturore, rëndësia e prezantimit të kulturës, traditës dhe trashëgimisë tonë shqiptare nga të rinjtë e diasporës në vendet evropiane dhe botërore ku jetojnë dhe veprojnë. Ndërtim i urave të bashkëpunimit në fushën e artit, kulturës, muzikës, poezisë dhe sportit.
Të rinjtë nga diaspora e Kosovës dhe Shqipërisë do të njoftohen me format e lidershipit dhe aktivizmit rinor e qytetar përmes debatit interaktiv dhe bashkebisedimit në kamp si dhe do të paraqesin bukuritë materiale dhe jo-materiale të Kosovës dhe Shqipërisë përmes pikturës dhe fotografive artistike, të cilat do të prezantohen në ekspozitë
Kontakti: [email protected]