Bogë, 20 Shtator
Organizimi i kampit me te rinjët: Ne do të organizojmë një kamp me të rinjët e diasporës nga mosha 18-35 vjeq dhe do të akomodojmë deri në 50 te rinjë për një kamp qëndrimi 1 javë.
Bogë, 21 Shtator
Organizimi i seminareve: Programi përfshin një serë seminaresh dhe punëtorish tematike që trajtojnë çështjet e rëndësishme të gjinisë dhe barazisë gjinore. Këto aktivitete ofrojnë një platformë për të
diskutuar, mësuar dhe ndërgjegjësuar mbi çështjet e ndryshme që lidhen me gjininë dhe barazinë.
Bogë, 22 Shtator
Puntoritë e aftësive dhe zhvillimit personal: Programi ofron sesione të dedikuara për të zhvilluar aftësi të ndryshme sociale dhe emocionale, si komunikimi efektiv, menaxhimi i konflikteve dhe zhvillimi personal. Këto punëtori janë të fokusuara në përmirësimin e aftësive që ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë.
Bogë, 23 Shtator
Diskutime dhe sesione grupore: Nëpërmjet diskutimeve dhe sesioneve grupore, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë përvojat, mendimet dhe ide të tyre në lidhje me çështjet e gjinisë dhe barazisë. Këto aktivitete promovojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive midis pjesëmarrësve.
Bogë, 24-26 Shtator
Aktivitete sociale: Aktiviteti përfshin edhe aktivitete jashtë dhe shëtitje të organizuara në natyrë ose në ambiente të tjera të hapura, duke ofruar një mundësi për të përjetuar, mësuar dhe lidhur me natyrën dhe me njëri-tjetrin në një mënyrë të re dhe frymëzuese.
Bogë, 25 Shtator
Prezantime dhe trajnime nga ekspertë: Në këtë aktivitet ekspertë dhe folës të fushave të ndryshme të studimit të gjinisë dhe barazisë gjinore do të prezantojnë dhe të ndajnë njohuri dhe eksperiencë me pjesëmarrësit.
Bogë, 26 Shtator
Organizimi i vizitave në organizata të ndryshme dhe takime me aktivistë që punojnë në fushën e barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut, për të frymëzuar pjesëmarrësit dhe për t’u njohur me punën e tyre.
Prishtinë, 10 Tetor
Certifikimi i pjesëmarresve: Në fund të programit të rinjët do të certifikohen për ndjekjen e trajnimeve për barazinë gjinore.
Kontakti: [email protected]