Bogë, 18 Gusht
Aktivitete sociale: Tek aktivitetet sociale përfshihen bashkëbisedime mbi tema të ndryshme sociale, shikimi i filmave në grup.
Lojera të ndryshme me qëllim njohje të njëri-tjetrit: Lojera të ndryshme kreative të sportit dhe sociale me qëllim njohje të njëri tjetrit mes pjesëmarrësve dhe trajnerëve.
Bogë, 19 Gusht
Historiku dhe paraqitja e veshjeve kombëtare: Në këtë aktivitet pjesëmarrësit do të mësojnë historikun e veshjeve tona kombëtare, zbërthimin e simboleve të tyre dhe do të mund t’i veshin.
Bogë, 20 Gusht
Historiku i valles kombëtare: Pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të mësojnë mbi historikun e valles kombëtare, vjetërsinë e saj dhe çfarë simbolizon.
Bogë, 21 Gusht
Implementimi i mënyrës së kërcimit të valles dhe mësimi i tyre te pjesëmarrësit: Pjesëmarrësit do të mësojnë të kërcejnë vallëzimet kombëtare të ndryshme.
Bogë, 22 Gusht
Sporti: Pjesëmarrësit do të mbajnë aktivitete sportive si ushtrime të ndryshme dhe do të luajnë në grup lojera si futbolli dhe volejbolli.
Kontakti: [email protected]