Shijo
KOSOVËN

Kaçanik (4 – 8 Gusht) – BONEVET Makers

Kampi i krijuesve në BONEVET është vendi ku imagjinata takohet me teknologjinë! Çdo ditë në kampin BONEVET Makers sjell një sfidë të re, një projekt të ri, dhe një mënyrë të re për të kuptuar si funksionojnë gjërat – duke i krijuar vetë ato! Me duart e tyre, fëmijët krijojnë, ndërtojnë dhe eksplorojnë botën e teknologjisë dhe artit, nga lodrat lëvizëse tek robotët e vegjël dhe artet digjitale.

Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). Secila javë e Kampit Veror përfshinë pjesëmarrjen në aktivitete nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 (Pako 1) ose nga ora 09:00 deri në orën 16:00 (Pako 2). Përveç mentorimit nga ekipi me eksperiencë i Edukimit, në çmim përfshihet ushqimi, pijet, frutat dhe aktivitete/vizita që zhvillohen jashtë hapësirave të BONEVET.

Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). 

Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga Kampi Veror?

• Aftësi të punës praktike përmes lojës, teknologjisë dhe artit.

• Shoqërim me bashkëmoshatarë nga Kosova dhe Diaspora.

• Zhvillim emocional dhe ndërtim të karakterit.

• Argëtim kualitativ dhe kujdes profesional.

Çfarë përfshihet në Pakon 1 (09:00-14:00)?

• Një shujta ditore.

• Ujë & lëngje.

• Fruta të freskëta.

• Vizitat nga mysafirë dhe ekspertë.

• Vizitat jashtë hapësirës së BONEVET.

• Materialet shkollore.

• Mentorimin profesional nga stafi i BONEVET Kaçanik.

Çfarë përfshihet në Pakon 2 (09:00-16:00)?

• Të gjitha pikat e Pakos 1.

• Qëndrim ditor dhe aktivitete shtesë nga ora 14:00 – 16:00.

Eventet e tjera në të njejtën kategori:

b_page-0001
Diaspora Camps
BONEVET Masterchefs
Udhëtim në kohë (2)
b_page-0001
b_page-0004
b_page-0003
b_page-0002
Kampi-Barazia Gjinore NRI
Dizajni per projektin me valle DUO 1
Kampi rinor Jale 2024
Posteri per soc biznes 1
POSTERI
kampi i miqesise dhe diversitetit jpg
square
DSC_5376

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike