AKTIVITET PËR FËMIJË (Hapja e manifestimit)
Data: 20 korrik 2025
Vendi: Sheshi i Qytetit
Koha: 18:00
Hapja e manifestimit “Ditët e Mërgatës” përveç pjesës foljore, zakonisht bëhet edhe me një aktivitet për fëmijë, ku përfshihen këngë, valle, lojra etj.
Audienca e synuar: Të gjitha grupmoshat
Organizimi: DKRS Komuna Ferizaj & Ansambli “Kastriotët”
PROMOVIM LIBRI
Data: 21 korrik 2025
Vendi: Galeria e Arteve
Koha: 18:00
“Qamili i vogël këngëtar i madh”
Autorë: Sylejman Salihu & Salih Berisha
Kjo monografi vjen nga dy bashkautorë nga mërgata që i kushtohet këngëtarit Qamili i Vogël. Përveç pjesë së prezantimit të librit, prezantohen pika artistike, pamje në projektor etj
Audienca e synuar: Grupet e të rriturve dashamirë të librit, dashamirë të folklorit dhe kulturës në përgjithësi
Organizimi nga: DKRS Komuna Ferizaj & Autorët e Librit
PANAIRI I BIZNESEVE ARTIZANALE
Data: 22 korrik 2025
Vendi: Bulevard
Koha: 09:00
Në këtë panair prezantohen organizata e shoqata të ndryshme me artizanet e tyre, si promocion për zhvillim të mëtutjeshem të bizneseve të tyre. Panairi ka karakter edhe festiv.
Audienca e synuar: Grupet e biznesëve të vogla, dashammirë të artizanaleve, qytetarë të rëndomtë, të rritur e të rinj
Organizimi nga: Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Komuna Ferizaj
TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Data: 27 korrik 2025
Vendi: Fshati Prelez
Koha: 18:00
Turniri tradicional “Liman Reka”
Një aktivitet sportiv masiv, që mbledh futbollistë nga vendlindja e mërgata, si dhe dashamirë të sportit
Audienca e synuar: Të rinj nga vendlinda e mërgata, dashamirë të futbollit të vogël, etj.
Organizimi nga: Komuniteti i fshatit Prelez DKRS
FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I VALLEVE
Data: 28 korrik 2025
Vendi: Sheshi i Qytetit
Koha: 20:00
Festivali “N’Karadak krisin tupanat”
Është festival me karakter ndërkombëtarë të vendeve të ndryshme të botës, ku do prezantojnë rreth dhjetë vende, si: Meksika, Sllovakia, Spanja, Brazili, Qipro V. etj. Qyteti i Ferizajt do të jetë nikoqir i natës së parë.
Audienca e synuar: Të rinj, të rritur nga vendlindja e mërgata, dashamirë të kulturës dhe prezantimeve multikulturore.
Organizimi nga: Festivali “N’Karadak krisin tupanat” DKRS Ferizaj
KOLONI ARTISTIKE PËR MËRGIMTARË
Data: 30 korrik 2025
Vendi: Bulevard
Koha: 18:00
Ky aktivitet nga fusha e artit pamorë, përmbledh artistë piktorë nga vendlindja e mërgata, të cilët realizojnë piktura në ambient të hapur. Aktiviteti ka karakter festiv e rekreativ, ku vizitohen edhe nga qytetarët e rëndomtë në bulevard.
Audienca e synuar: Artistë piktorë, dashamirë të pikturës, mërgimtarë etj.
Organizimi nga: Galeria e Arteve/ SHAF Zef Kolombi DKRS Komuna Ferizaj
EKSPOZITË E EKSPONATEVE MUZEALE
Data: 31 korrik 2025
Vendi: Bulevard
Koha: 11:00
Muzeu i Qytetit të Ferizajt prezanton ekspozitë me fotografi të eksponateve në ambient të hapur. Ekspozita prezantohet në paneleve, si një mundësi e mirë për vizitorët që të kenë informacione për muzeun më përsëafërmi. Zyrtarët e muzeut kujdesen për vizitorët.
Audienca e synuar: Grupe të organizuara nga mërgata dhe e hapur për kalimtarë ose vizitorë të pa organizuar
Organizimi nga: Muzeu i Qytetit, DKRS -Ferizaj
HIKING – ECJE MALORE
Data: 2 gusht 2025
Vendi: Lybeten
Koha: 06:00
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Shoqëritë Bjeshkatare nga Ferizaj, organizon ecje malore, respektivisht ngjitje në majen e Lybetenit. Kjo bëhet në vigjilje të aktiviteteve kushtuar mërgimtarëve, si ditë tradicionele ku, me dy ose tre gusht vizitohet maja e Lybetenit.
Audienca e synuar: Të rinj e të reja nga vendlina e mërgata. Dashamirë të bjeshkatarisë, eskpertë etj.
Organizimi nga: DKRS Ferizaj
TURNIR NË FUTBOLL TË VOGËL
Data: 2 gusht 2025
Vendi: Fshati Pleshtinë
Koha: 18:00
Turniri tradicional – Fsh. Pleshinë. Një aktivitet sportiv masiv, që mbledh futbollistë nga vendlindja e mërgata, si dhe dashamirë të sportit.
Audienca e synuar: Të rinj, dashamirë të futbollit, atmosferës etj.
Organizimi nga: Komuniteti i fshatit Pleshinë DKRS Ferizaj
DITA TRADICIONALE “BJESHKËT E JEZERCIT”
Data: 3 gusht 2025
Vendi: Bashkimi i dy Lumenjve Jezerc
Koha: 11:00
Shoqata “Jezerci” çdo vit organizon pritje solemne të mërgimtarëve me një aktivitet kulturor, këngë, valle, koktej me ushqime tradicionale.
Organizimi nga: Shoqata “Jezerci”, komuniteti i fshatit Jezerc, DKRS -Ferizaj
PANAIRI I LIBRIT
Data: 6 gusht 2025
Vendi: Bulevard
Koha: 10:00
Panairi i Librit është organizimi i madh në Ferizaj e më gjërë, që i kushtohet prezantimit dhe shitjes së librit. Sivjet ky panair shënon edicionin e 7-të. Organizon Klubi Letrar “De Rada” Ferizaj, dhe mbahet 5 radhazi. Marrin pjesë shtëpi të ndryshme botuese nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, etj. Panairi ka karakter festiv e kulturorë, ku organizohen edhe aktivitete te tjera paralele, promovime, diskutime, pika artistike, etj.
Audienca e synuar: Dashamirë të librit, fëmijë, të rinj, të moshuar, mërgimtarë, shtëpi botuese etj.
Organizimi nga: Klubi Letrar “De Rada” DKRSFerizaj
Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu.