CROSSROADS FESTIVAL
Data: 18-20 korrik 2025
Vendi: Në hapësira të ndryshme të qytetit: Qendra e Kulturës, Parku memorial “Bllaca 99”, hiking, hapësirat e objektit komunalë, etj
CrossRoads Festival do të zhvillohet më 18,19,20 korrik në Han të Elezit, duke sjellë program të pasur artistik ,kulturor dhe edukativ që synon të bashkojë njerëz nga kultura dhe vende të ndryshme.
Ngjarja do të përfshijë : hiking,muzikë live,workshope,galeri arti,mapping visual,aktivitete në fushat e shkencës etj.
Audienca e synuar: Të gjitha grupmoshat si dhe disa aktivitet për moshat 7-11 dhe 15-18 vjeç
Organizmi nga: OJQ DUA me bashkëpunëtorë, duke përfshirë Komunën e Hanit të Elezit
TURNE NË FUTBOLL PËR DIASPORËN DHE VENDASIT
Data: 24-31 korrik 2025
Vendi: Parku i qytetit “Isa Berisha”
Ndeshje miqësore në futboll ndërmjet ekipeve të formuara vendore dhe nga diaspora.
Audienca e synuar: Sportdashësit, të rinjtë, diaspora.
Organizuar nga: DKRS dhe klubet sportive
MBRËMJE FILMI
Data: 4 gusht 2025
Vendi: Parku “Lepenci”
Film shqiptar me tematikë familjare, i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Audienca e synuar: Të gjithë, duke përfshirë diasporën
Organizimi nga: DKRS dhe Sharrcem
MBRËMJE FOLKLORIKE DHE KONCERT TRADICIONAL
Data: 8 gusht 2025
Vendi: Qendra e Kulturës “Imri Curri”
Paraqitje e ShKA “Sharri” dhe mysafirë nga diaspora me këngë, valle dhe muzikë tradicionale.
Audienca e synuar: Të gjithë qytetarët, diaspora dhe vizitorët
Organizmi nga: DKRS dhe SHKA SHARRI
PANAIRI I TRADITËS DHE GASTRONOMISË
Data: 9 gusht 2025
Vendi: Tek parkingu i madh (para Restaurant OriCo)
Ekspozim i produkteve vendore, ushqimeve tradicionale dhe punimeve artizanale.
Audienca e synuar: Të gjithë qytetarët, diaspora, fermerët, gastronomët
Organizmi nga: DBPZHR dhe DZHET
EKSPOZITË FOTOGRAFIKE “HANI I ELEZIT NË KUJTIME”
Data: 11-31 gusht 2025
Vendi: Holli i Qendrës së Kulturës “Imri Curri”
Fotografi të vjetra dhe të reja nga Han i Elezit dhe jeta e mërgatës.
Audienca e synuar: Të gjithë qytetarët dhe diaspora
Organizmi nga: DKRS
MBRËMJE POEZIE DHE RRËFIMESH NGA DIASPORA
Data: 14 gusht 2025
Vendi: Parku “Isa Berisha”
Koha: 19:00
Lexim poezish dhe ndarje të tregimeve personale nga jeta në mërgim.
Audienca e synuar: Të rinjtë, familjet, intelektualët e diasporës
Organizimi nga: DKRS
DEBAT RINOR: “ROLI I DIASPORËS NË ZHVILLIMIN LOKAL”
Data: 15 gusht 2025
Vendi: Salla e Konferencave
Tryezë diskutimi me të rinj vendorë dhe nga diaspora për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit.
Audienca e synuar: Të rinjtë vendorë dhe nga diaspora, OJQ, Studentë, Këshilli Rinol Lokal
Organizimi nga: DKRS dhe KRL
LOJRA INDIVIDUALE SPORTIVE
Data: 16 gusht 2025
Vendi: Parku i qytetit “Isa Berisha”
Gara në lojëra, shah, etj
Audienca e synuar: Fëmijët, të rinjtë, të moshuarit vendorë dhe nga diaspora
Organizimi nga: DKRS
TAKIM I HAPUR ME DIASPORËN
Data: 18 gusht 2025
Vendi: Salla e Konferencave
Dëgjim i ideve, propozimeve dhe diskutim për sfidat e komunës.
Audienca e synuar: Diaspora, përfaqësues të pushtetit lokal
Organizimi nga: Zyra e Kryetarit