Parku i Gërmisë, 25 Korrik
Rritja e ndërgjegjësimit dhe interesit për artin dhe kulturën: Për të nxitur ndërgjegjësimin dhe interesin e fëmijëve për artin dhe kulturën nëpërmjet aktiviteteve të krijuara posaçërisht për ta.
Promovimi i shprehjes kreative dhe aftësive artistike: Të inkurajohet dhe të promovohet shprehja kreative dhe zhvillimi i aftësive artistike te fëmijët në mënyra inovative dhe të argëtuese.
Parku i Gërmisë, 01 Gusht
Ndërtimi i lidhjeve dhe bashkëpunimi kulturor: Të krijojë njohuri dhe lidhje të reja kulturore mes fëmijëve, prindërve, dhe komunitetit përreth.
Përmirësimi i aftësive sociale dhe emocionale: Të ndihmojë në zhvillimin e aftësive sociale dhe emocionale të fëmijëve nëpërmjet bashkëpunimit dhe eksperiencave të ndryshme artistike dhe kulturore.
Parku i Gërmisë, 08 Gusht
Inkluzioni dhe përfshirja e të gjithë fëmijëve: Të sigurojë një mjedis i hapur dhe i përfshirë për të gjithë fëmijët, duke përfshirë ato me nevoja të veçanta dhe të cilët mund të jenë në situata të ndryshme familjare.
Let Centre, Prishtinë, 15 Gusht
Ngritja e niveli të ndërgjegjësimit dhe përfshirjes kulturore: Projekti pritet të rrisë ndërgjegjësimin dhe përfshirjen kulturore të fëmijëve në regjionin e Prishtinës, duke i bërë ata të më të ndërgjegjshëm për trashëgiminë e tyre kulturore dhe për të rritur vlerësimin dhe respektin për artin dhe kulturën.
Zhvillimi i aftësive dhe talenteve artistike: Aktivitetet dhe workshop-et që ofrohen në kuadër të projektit do të ndihmojnë në zhvillimin e aftësive dhe talenteve artistike të fëmijëve, duke i inkurajuar ata të shprehin veten dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë drejtim.
Prishtinë, 22 Gusht
Vizitë objekteve të trashëgimisë kulturore-regjioni Prishtinë: Vizitë objektevetë trashëgimisë kulturore në regjionin e Prishtinës, duke frymëzuar fëmijët dhe të rinjtë për të ruajtur, promovuar dhe zhvilluar artin dhe kulturën.
Kontakt: [email protected]