Kampi i krijuesve në BONEVET është vendi ku imagjinata takohet me teknologjinë! Çdo ditë në kampin BONEVET Makers sjell një sfidë të re, një projekt të ri, dhe një mënyrë të re për të kuptuar si funksionojnë gjërat – duke i krijuar vetë ato! Me duart e tyre, fëmijët krijojnë, ndërtojnë dhe eksplorojnë botën e teknologjisë dhe artit, nga lodrat lëvizëse tek robotët e vegjël dhe artet digjitale.
Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës). Secila javë e Kampit Veror përfshinë pjesëmarrjen në aktivitete nga e hëna deri të premten, nga ora 09:00 deri në orën 14:00 (Pako 1) ose nga ora 09:00 deri në orën 16:00 (Pako 2). Përveç mentorimit nga ekipi me eksperiencë i Edukimit, në çmim përfshihet ushqimi, pijet, frutat dhe aktivitete/vizita që zhvillohen jashtë hapësirave të BONEVET.
Grupmoshat e kampit: 5-7 vjeç dhe 8-11 vjeç (pjesëmarrësit ndahen në dy grupe, sipas moshës).
Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit nga Kampi Veror?
• Aftësi të punës praktike përmes lojës, teknologjisë dhe artit.
• Shoqërim me bashkëmoshatarë nga Kosova dhe Diaspora.
• Zhvillim emocional dhe ndërtim të karakterit.
• Argëtim kualitativ dhe kujdes profesional.
Çfarë përfshihet në Pakon 1 (09:00-14:00)?
• Një shujta ditore.
• Ujë & lëngje.
• Fruta të freskëta.
• Vizitat nga mysafirë dhe ekspertë.
• Vizitat jashtë hapësirës së BONEVET.
• Materialet shkollore.
• Mentorimin profesional nga stafi i BONEVET Kaçanik.
Çfarë përfshihet në Pakon 2 (09:00-16:00)?
• Të gjitha pikat e Pakos 1.
• Qëndrim ditor dhe aktivitete shtesë nga ora 14:00 – 16:00.
Linku për regjistrim/pjesmarrje: këtu.