24-27 Korrik
Projekti “Kampi i Miqësisë dhe Diversitetit” synon të krijojë një mjedis të inkurajueshëm dhe mbështetës për personat me aftësi të kufizuara nga Diaspora dhe Kosova. Duke përdorur një qasje përfshirëse, projekti do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh, trajnimesh dhe shërbime që synojnë të fuqizojnë dhe të përmirësojnë jetën e kësaj kategorie në fushën e kulturës dhe përfshirjes në shoqëri.
25 Korrik
Regjistrimi dhe Mirseardhje: Prezantimi i projektit dhe qëllimet e tij. Regjistrimi i pjesëmarrësve dhe njohja e ekipit nga AWL me pjesmarrësit dhe audiencën!
25-27 Korrik
Evente kulturore dhe artistike, shfaqje filmash dhe diskutime me mysafirë të ftuar: Organizimi i një seri shfaqjesh filmash që trajtojnë tema të rëndësishme për personat me aftësi të kufizuara. Pas shfaqjes, diskutime dhe sesione pyetjesh-përgjigjesh me regjisora, aktorë, ose ekspertë të fushave relevante.
26 Korrik
Aktivitete Kulturore dhe sportive në natyrë: Dalje në natyrë për të eksploruar ambientet natyrore dhe të pasurojmë përvojën e pjesëmarrësve. Aktivitete si stërvitje fizike lehte në natyrë, ku të gjithë pjesëmarrësit mund të marrin pjesë sipas aftësive të tyre.
Punëtori përmes Artit dhe Pikturës: Organizimi i një sesioni demostrues nga një artist i përvojuar. Artisti mund të tregojë teknika të ndryshme pikturimi dhe të shpjegojë procesin e tyre krijues. Pjesëmarrësit mund të shohin në veprim teknikat dhe strategjitë për të arritur efekte artistike të ndryshme.
27 Korrik
Mbyllja e aktiviteteve dhe Certifikimi: Pas përfundimit të sesionit demonstrativ dhe aktiviteteve të tjera të organizuara, momenti mbyllës do të përfshijë një vlerësim të shkurtër të suksesit të aktivitetit dhe kontributit të pjesëmarrësve. Gjithashtu, do të organizohet një sesion reflektimi ku pjesëmarrësit mund të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre në lidhje me përvojën e tyre.
Certifikimi: Pjesëmarrësit do të pasien me certifikatë të pjesëmarrjes në sesionin demonstrativ. Certifikata do të përmbajë informacion të rëndësishëm si tema e sesionit, datën e mbajtjes, dhe emrin e organizatorit. Ajo do të vlerësojë angazhimin dhe pjesëmarrjen e pjesëmarrësve në aktivitet, duke konfirmuar që ata kanë marrë pjesë dhe kanë përfituar nga përvoja e organizuar.
Kontakti: [email protected]
+383 44 482215
www.facebook.com/artwithoutlimit