Data: 29 korrik 2025
Vendi: Viti
Festivali zhvillohet në komunat Viti, Gjilan, Ferizaj dhe Kamenicë, në kuadër të “Ditëve të Mërgatës”, me pjesëmarrjen e ansambleve nga mbi 10 shtete të ndryshme.
Dita e dytë, Tryezë e rrumbullakët
Tema për diskutim: “Kostumet tradicionale dhe ruajtja e tyre” në festivale nën logon e CIOFF® në Kosovë.
Agjenda në Viti:
16:00 – Presidenti i CIOFF® – dega në Kosovë mirëpret mysafirët
16:05 – Përshëndetje nga institucionet kulturore qendrore dhe komunale
16:10 – Prezantimi i mysafirëve dhe prezantimi i përfaqësuesve të seksioneve kombëtare dhe shteteve pjesëmarrëse
16:20 – Prezantimi i veshjeve tradicionale nga rajone të ndryshme të Kosovës
16:45 – Prezantim i shkurtër mbi temën “Kostumet Tradicionale dhe Ruajtja e Tyre” nga vendi prej nga vijnë, me kohëzgjatje maksimale prej 5 minutash për secilin shtet. (Prezantimi mund të bëhet edhe me video.)
17:00 – Temë diskutimi: “Kostumet Tradicionale dhe Ruajtja e Tyre” nga shtetet pjesëmarrëse në festivalin e CIOFF® në Kosovë.
17:20 – Hapja e debatit për rëndësinë e Festivalit dhe idetë për zhvillimin krijues të festivaleve nën logon e CIOFF® dhe temën “Kostumet Tradicionale dhe Ruajtja e Tyre”
17:25 – Performancë e shkurtër në instrumentin “OKARINA” dhe “Lahutë” nga z. Nazmi Hajdari dhe z. Emin Sallahu.
17:30 – Bordi Organizativ i Festivalit ndan dekorata për përfaqësuesit e seksioneve kombëtare të CIOFF-it, partner zyrtar i UNESCO-s.
17:40 – Prezantimi i grupeve dhe veshjeve tradicionale të grupeve në festival
18:00 – Përfundimi i Tryezës së Rrumbullakët