Prishtinë, 01 Gusht
Aktiviteti i kontraktimit të kurseve dhe artistëve: Në fillim të programit do të përcaktojmë kurset e artit dhe trajnerët apo artistët që do ta zhvillojnë programin.
Prishtinë, 20 Gusht-20 Shtator
Aktivitetet e artit figurativ:
Pikturë: Mësim teknikash të ndryshme pikturimi, si akvarel, vaj, dhe ngjyra të tjera. Skulpturë: Workshop-e për modelim me argjilë dhe teknika të tjera skulpturimi. Grafika: Mësim teknikash të grafikës si gravura, shtypje me shabllona, instalacione, murale dhe ilustrime. Fotografi: Mësim teknikash të fotografisë, përfshirë kompozimin, ndriçimin, dhe përpunimin digjital të fotografisë.
Aktivitete të artit muzikor:
Në fushën e muzikës ne do të organizojmë aktivitete ku të rinjtë do të mësojnë rreth instrumenteve dhe do të ndjekin kursin e kitarës për leximin dhe interpretimin e notave: Interpretimin e këngëve Krijimin e grupit të korit Orë mësimore për artin muzikor dhe këngët e vjetra shqipe
Aktivitetet e artit të letërsisë:
Në fushën e letërsisë të rinjtë do të njoftohen me librat nga shkrimtarë të mëdhenj, kryesisht do të lexojnë prozë dhe poezi shqipe dhe do të mësojnë për të kaluarën e letërsisë. Në këtë fushë kemi menduar që përmes leximeve dhe diskutimeve të rinjtë e diasporës të përforcojnë njohuritë e tyre për gjuhën shqipe dhe ta flasin atë sa më rrjedhshëm.
Prishtinë, 01 Tetor
Aktiviteti i programit social përmbyllës:
Në këtë aktivitet kemi parashikuar të organizojmë një program përmbyllës për arritjet artistike të të rinjve dhe t’i certifikojmë për pjesëmarrje në shkollën verore artistike.
Kontakti: [email protected]