Karvani i diasporës

Sot jemi bashkë në përmbyllje të Karvanit!

Çfarë është
karvani i diasporës?

Mërgata është diplomati më i mirë i Kosovës dhe aseti më i rëndësishëm për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Ajo sjell me vete ide të reja dhe dobi financiare që ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Por, mbi të gjitha këta bashkatdhetarë sjellin edhe remitanca shoqërore në formë të normave dhe kulturës të punës, pikëpamjeve dhe diturive të reja, përvojës shumëvjeçare në ambiente përparimtare, vlerave të hapura shoqërore, përafrimeve me përkatësi të tjera dhe mbi të gjitha një mendje të hapur.

MPJD në bashkëpunim dhe koordinim me MKRS dhe MASHTI, si dhe me disa nga komunat e Republikës së Kosovës, organizon Karvanin e Diasporës, që do të mbahet nga data 27 korrik 2022 deri më 9 gusht 2022. Karvani do të shoqërohet edhe nga aktivitete kulturo-artistike.

Karvani (autobusi) do të lëvizë nëpër qendrat kryesore të Kosovës, duke filluar nga Gjilani dhe duke përfunduar në Prishtinë. Jashtë autobusit do të jenë tri stande, për të bashkëbiseduar me të gjithë qytetarët që janë të interesuar të dijnë më shumë për punën dhe iniciativat tona në ndërlidhje me diasporën dhe Kosovën. Në secilën qendër ku ndalet autobusi, do të organizohen ngjarje kulturore dhe artistike.

Gjilan

27 korrik

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës - Hapja zyrtare
  • Festivali Lyra
  • Muzeu i Qytetit - Hapur​
Ferizaj

28 korrik

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Koncert nga "Kastriotët"
Kaçanik

29 korrik

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Shfaqja e Dokumentarit "Diaspora shqiptare në Danimarkë"
  • Koktej
Shtime

30 korrik

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Shfaqje filmi: Zgjoi
  • Panairi me ushqim tradicional
Prishtinë

31 korrik

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Ramë Lahaj - Gala Night
  • Muzeu Etnologjik - Emin Gjiku - Hapur: Manifesta
  • Muzeu Kombëtar - Hapur: Manifesta
Podujevë

1 gusht

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Shfaqje filmi: Zgjoi
  • Panair me produkte vendore
Prekaz

2 gusht 2022

Aktivitetet
  • Homazhe tek varrezat e "Jasharajve"
Skënderaj

2 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Performanca e ansamblit "Shota"
Suharekë

3 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Performanca e ansamblit "Shota"
Gjakovë

4 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Kinema e hapur
Klinë

5 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Shfaqje filmi - Zgjoi
Prizren

6 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës
  • Dokufest
  • Muzeu Arkeologjik - Hapur
Pejë

7 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës - Bogë, Rugovë
  • Lojërat tradicionale 2022 - Bogë, Rugovë
Mitrovicë

8 gusht 2022

Aktivitetet
  • Karvani i Diasporës - Muzeu i Qytetit
  • Shfaqje filmi: Zgjoi - Muzeu i Qytetit
Prishtinë

9 gusht 2022

Aktivitetet
  • Diaspora Academician & Industrial Workshop in ICT

Na trego mendimet dhe përvojat tuaja!

Pyetjet e shpeshta

© 2022 Të gjitha të drejtat e rezervuara.