Shijo
KOSOVËN

“Eksploro dhe Përjeto në Vendlindje”

Klubi i Kajakut “Lumbardhi”, Prizren

14 – 20 gusht

Njohja e të rinjve nga diaspora me vendlindjen në përgjithësi ndërlidhet me zonat urbane, jetën e natës në Kosovë, dhe ahengjet familjare. Ne mendojmë që Kosova ka më shumë çfarë të ofrojë. Natyra e Kosovës është e jashtëzakonshme dhe potenciali i Kosovës për zhvillimin e turizmit të natyrës dhe aventurës është shumë i madh, por të rinjtë nga diaspora nuk e kanë këtë informatë dhe këtë përvojë.

Turi “Eksploro dhe Përjeto në Vendlindje” është një projekt i cili ka për qëllim që një grupi prej 15 të rinjëve nga diaspora t’u ofrojë një përvojë të paharrueshme duke njohur Kosovën dhe duke zhvilluar aktivitete plot përjetim dhe përvojë.

Kjo ngjarje targeton grupmoshën 22 – 28 vjeç dhe do të përfshij aktivitetet e listuara këtu:

  • 4 ditë ecje malore në shtegun e ecjeve të gjata High Scardus Trail
  • Ngjitja e disa prej majave më të larta në Sharr
  • Freskimi në liqenet e bjeshkëve “Jazhinca dhe Liqeni i Livadheve”
  • Përjetimi i Kajakut dhe Packrafting në Drinin e Bardhë
  • Eksplorimi i kulturës dhe trashëgimisë në Prizren


Eventet e tjera në të njejtën kategori:

Poster_03.08
Poster-01
Komunat-05
Lumbardhi-01
Ngjarjet Kulturore-09
Ngjarjet Kulturore-10 (1)
Ngjarjet Kulturore-11
Poster-02

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike