Shijo
KOSOVËN

Kampi i Kujtesës Diasporike – Fondacioni Lumbardhi

Prizren, 10 – 12 gusht

“Kampi i Kujtesës Diasporike” është punëtori që ka për qëllim të mbledh të rinjët dhe studentët të moshës 15-30 vjeçare nga diaspora e Kosovës të interesuar në ruajtjen e kujtesës personale dhe kolektive dhe kanë vullnet të mësojnë se si duhet ruajtur dhe interpretuar ajo. 

Gjatë kampit do të zhvillohet një punëtori e cila fokusohet në arkivim, digjitalizim, hulumtim dhe interpretim të kujtesës vizuale dhe materiale.

Përmes këtij projekti pjesëmarresit do të jenë në gjendje t’i njohin bazat themelore të arkivimit dhe digjitalizim si dhe do t’i zhvillojnë aftësitë e tyre hulumtuese dhe intepretuese.

“Kampi i Kujtesës Diasporike” do të ofrojë mundësi për studentët që të ndjekin ligjerata si:

1. Prezentim dhe njohje me nocionet e arkivës dhe dixhitalizimit

2. Kujtesa Kolektive

3. Klasifikim dhe katallogim

4. Interpretim

Përveç ligjeratave, studentët do bëjnë punë praktike përmes së cilës do t’i mësojnë arkivimin, digjitalizimin e materialeve te llojeve dhe formateve te ndryshme, klasifikim dhe katallogim si dhe interpretimit të tyre. Puna praktike do të realizohet përmes paisjeve të digjitalizimit si dhe do të interpretohet për publikun përmes kanaleve zyrtare të Fondacionit Lumbardhi. 

Qëllimi kryesor i kampit është të ofrojë edukim dhe njohuri bazike për digjitalizimin dhe ruajtjen e materialeve personale që njëkohësisht e ruajnë dhe pasurojnë kujtesën personale e kolektive dhe lidhjen tyre me Kosovën. Ky kamp është nismë e Fondacionit Lumbardhi për përfshirjen e diasporës në zhvillimin e Arkivit Publik dhe do të jetë fillim i bashkëpunimit tonë me diasporën pasi që platforma “Diaspora Digjitale” do të jetë e e hapur për të gjithë ata që duan t’i ndajnë informacionet, materialet, interpretimet dhe hulumtimet e tyre në fushën e kulturës, kujtesës kolektive, në një platformë aktive dhe të hapur për të gjithë.

Të gjithë aplikantët të cilët kanë materiale si: shirita negativ, videokaseta, fotografi, kartolina, letra dhe dokumente të ndryshme të cilat do të kishin dëshirë t’i kenë në formë digjitale t’i kenë me vete sepse gjatë punëtorisë do të gjejmë kohë për secilin që t’i digjitalizoni ato. Në kuadër të projektit, pas marrjes së lejes nga poseduesit e tyre, materialet e dixhitalizuara gjatë punëtorisë do të publikohen në platformën “Diaspora Dixhitale” e cila do të jetë pjesë e arkivit publik të zhvilluar nga Fondacioni Lumbardhi.

Të gjitha shpenzimet e udhëtimit, ushqimi dhe akomodimi do të mbulohen nga Fondacioni Lumbardhi.

Data e fundit për aplikim është 7 gusht 2023.

Për më shumë detaje mund të na kontaktoni përmes e-mail: [email protected]

Linku për aplikim.

Eventet e tjera në të njejtën kategori:

1
Poster_03.08
Toka-02
31.07
31.07
ETEA-02
31.07
Bonervet-07
Bonervet-08
31.07
Bonervet-06
Bonervet-04
31.07
YMCA-04
YMCA-03
YMCA-02
YMCA-01
VKBIK-03
Kampet-01
CHwB Kosova-01
Toka-01
Kampet-02
VKBIK-02-1-2
Komunat-56
Bonervet-05
Bonervet-04
Bonervet-03
Kampet-03
ETEA-01 (1)

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike