Shijo
KOSOVËN

Shkolla verore “Filozofia për Fëmijë” – ETEA

Bogë, Pejë 10 – 15 gusht

Organizata ETEA dhe Shoqata e Filozofëve të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë muajit gusht 2023 do të organizojnë shkollën verore 5-ditore “P4C – Filozofia për Fëmijë” (qëndrim me fjetje), në kuadër të së cilës do të përfshihen 15 fëmijë të grupmoshës 15-18 vjeç nga diaspora. Shkolla ofrohet falas për të gjithë të interesuarit/at.

Programi “P4C – Filozofia për Fëmijë” zbatohet prej dy vitesh nga ETEA dhe ShFK dhe do të përshtatet me nevojat specifike të të rinjve nga diaspora në Kosovë. Programi ka një qasje unike që përdor kërkimin filozofik për të angazhuar fëmijët dhe të rinjtë në diskutim dhe reflektim, duke i ndihmuar ata/o të zhvillojnë të menduarit kritik, arsyetimin dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën shqipe. Përgjatë gjithë kohës, programi do të kultivojë identitetin e tyre kombëtar, gjuhësor, kulturor dhe arsimor përmes këndvështrimeve, diskutimeve dhe debateve filozofike. 

Sesionet e shkollës verore “P4C – Filozofia për Fëmijë”, të organizuara në baza ditore, përfshijnë trajtimet dhe reflektimet mbi temat, si vijon: Identiteti, trashëgimia, gjuha, arti dhe komuniteti. 

Linku për aplikim. Afati i fundit i aplikimit është me 8 gusht 2023.

Eventet e tjera në të njejtën kategori:

1
Poster_03.08
Toka-02
31.07
31.07
ETEA-02
31.07
Bonervet-07
Bonervet-08
31.07
Bonervet-06
Bonervet-04
31.07
YMCA-04
YMCA-03
YMCA-02
YMCA-01
VKBIK-03
Kampet-01
CHwB Kosova-01
Toka-01
Kampet-02
VKBIK-02-1-2
Komunat-56
Bonervet-05
Bonervet-04
Bonervet-03
Kampet-03
ETEA-01 (1)

Bashkëatdhetaret ne Institucione

Ekskurzione natyrore apo kulturore

Kampet verore dhe dimërore për të rinjtë nga diaspora

Festivale apo punëtori kulturore

Konsultime Publike